Shkencëtarët zbulojnë galaktikën në formë ‘petulle’

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët zbulojnë galaktikën në formë ‘petulle’

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:57
Foto

Një ekip shkencëtarësh kanë zbuluar një galaktikë që duket si një unazë “kozmike e zjarrit”, e cila mund të na ndihmojë të kuptojmë më shumë rreth mënyrës se si formohen dhe evoluojnë strukturat galaktike.

Sipas mediave të huaja, lloji i galaktikës ka një masë të ngjashme me Rrugën e Qumështit, mirëpo që është i formuar si një petull me vrimë në mes.

Astronomët nga institucioni arritën të kapnin një imazh të galaktikës dhe mund ta zbulojnë sesi dukej 11 miliardë vjet më parë.

“Është diçka interesante që nuk e kemi parë kurrë më parë”, tha studiuesi Tiantian Yuan.

Galaktika e cila u emërua si R5519, është 11 miliardë vjet dritë nga Sistemi ynë Diellor.

Vrima në qendër të saj ka një diametër prej dy miliardë herë më të gjatë se distanca midis Tokës dhe diellit, sipas njoftimit për shtyp të hënën.

“Galaktika po i bën yjet me një normë prej 50 herë më të mëdha se Rruga e Qumështit”, tha Yuan.

“Shumica e këtij aktiviteti po zhvillohet në unazën e tij – kështu që me të vërtetë është një unazë zjarri”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat