Shkencëtarët kanë zbuluar se ku ndodhet ajri më i pastër në Tokë

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët kanë zbuluar se ku ndodhet ajri më i pastër në Tokë

Më: 4 qershor 2020 Në ora: 13:58
Foto Ilustrim

Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar se në cilin vend të botës është ajri më i pastër, i pa ndotur nga aktivitetet njerëzore.

Ai vend është i vendosur në Oqeanin Jugor që rrethon Antarktidën.

Ky është studimi i parë i tillë i kryer nga shkencëtarë nga Universiteti i Kolorados.

Kështu ata ishin në gjendje të identifikonin një rajon atmosferik që është i paprekur nga ndikimi njerëzor.

Profesor Sonia Kreidenweis dhe ekipi i saj dyshuan se ajri mbi Oqeanin Jugor ishte prekur më pak nga aktiviteti njerëzor dhe pluhuri nga kontinentet.

“Oqeani Jugor duket të jetë një nga vendet e pakta në Tokë më pak të prekura nga veprimtaria njerëzore”, tha Thomas Hill, shkencëtar dhe bashkautor i studimit.

Ndotja e ajrit është një krizë e madhe globale që vret shtatë milionë njerëz në vit, sipas OBSH-së.

Studimet kanë treguar se ndotja e ajrit rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sulmit në tru dhe kancerit të mushkërive.

Më shumë se 80 për qind e njerëzve nga zonat urbane, si dhe vendet me të ardhura të mesme vuajnë nga problemet e shkaktuara nga cilësia e dobët e ajrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat