Microsoft Surface Duo vjen muajin e ardhshëm?

Shkencë & Teknologji

Microsoft Surface Duo vjen muajin e ardhshëm?

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 14:56
Microsoft Surface Duo

Pandemia e COVID-19 tashmë ka prishur planet e Microsoft disa herë, duke detyruar kompaninë të vonojë lansimin e Windows 10X. Megjithëse ekzistonte mundësia që pajisja e pritur Surface Duo në Android gjithashtu të vonohej, raportet e reja sugjerojnë që ky model në të vërtetë mund të mbërrijë pak para kohës së planifikuar.

Microsoft thuhet se po shpejton planet e saj për të prezantuar pajisjen para lëshimit të modelit nga rivali Samsung, përkatësisht modeli Galaxy Fold 2, i cili do të prezantohet në 5 gusht.

Kjo do të thotë që lansimi i Microsoft Surface Duo mund të ndodhë në javët e ardhshme.

Vetë Microsoft ende nuk ka njoftuar ndonjë ndryshim në planet e saj. Fillimisht, lëshimi i Surface Duo ishte planifikuar të bëhej gjatë sezonit të festave në tremujorin e fundit të këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat