Hapet për publikun kompleksi i parë i restoranteve tërësisht të automatizuara - Bota Sot
Hapet për publikun kompleksi i parë i restoranteve tërësisht të automatizuara

Shkencë & Teknologji

Hapet për publikun kompleksi i parë i restoranteve tërësisht të automatizuara

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 22:03
Ilustrim

Kompleksi i parë i restoranteve plotësisht të automatizuara dhe me teknologjinë më të fundit robotike është bërë publik në qytetin Foshan të provincës kineze Guangdong.

Kompleksi gastronomik u hap për testime 5 muaj më parë dhe tani funksionon normalisht. Në të ka 46 robotë që mund të gatuajnë rreth 200 lloje të ndryshme gjellësh, përfshi ushqime kineze të fërguara, poçe të nxehtë (hotpot), oriz dhe makarona.

Robotët e trajnuar nga kuzhinierët njerëz, njohin temperaturat e duhura të gatimit, sasinë e kërkuar të përbërësve si dhe kohën e përgjithshme të gatimit për ushqime të ndryshme.

Roboti më i shpejtë gatuan një pjatë brenda 20 sekondave dhe klientët kanë mbetur të mahnitur nga këta kuzhinierë dhe kamerierë të rinj.

Zonja Peng është një nga klientët. "Pothuajse të gjitha shërbimet këtu ofrohen nga robotët. Unë mendoj se ata performojnë mirë në pothuajse çdo aspekt. Ata nuk harrojnë të gatuajnë për klientët siç bëjnë ndonjëherë kuzhinierët njerëz." Ajo shtoi se gatimet iu vijnë në kohë dhe nuk i duhet të nxisin kamarierin për të mos ia vonuar porosinë.

Kompleksi funksionalizohet plotësisht nga robotët me një gamë më të gjerë shërbimesh, si dhe kuzhinierë robotë më të pavarur dhe më të aftë.

Kjo mundësohet nga një sistem gjurmimi "cloud", përmes të cilit robotët i shpërndajnë drejpërdrejt pjatat në tryezat e klientëve.

Inxhinieri mekanik Luke Schlueter tha se një kuzhinier robot i ndihmuar nga teknologjia ka një sërë përparësish.

"Ata e ngrohin ushqimin me induksion. Ne kemi kontroll të temperaturës për të siguruar në mënyrë të përsosur vaktet çdo herë."

Punësimi i robotëve në sektorin e hotelerisë mund të ndihmojë ndjeshëm pronarët në uljen e kostove, si dhe të rrisin efikasitetin.

Roald Munoz është një studiues i lartë i industrisë nga "Guotai Jun’an Securities".

Ai tha se robotët nuk duhet thjesht të përsërisin atë që mund të bëjnë njerëzit.

"‘Është shumë mbresëlënëse. Por unë mendoj se duhet të shkojë përtej ose të shfrytëzohen ato (operacione) që robotët i bëjnë mirë. Të themi, ta bëjmë jashtëzakonisht të shpejtë ose jashtëzakonisht të efektshëm ose të saktë, ose ndoshta edhe të krijojmë gatime të reja."

Munoz gjithashtu vlerësoi kompleksin e paparë të pajisur me kaq shumë lloje të ndryshme kuzhinierësh dhe kamerierësh robotikë, duke shtuar se Kina është gjithmonë e gatshme dhe e aftë të inovojë dhe zhvillojë robotë të përparuar.

Kompleksi u jetësua në një kohë kur njerëzit ruajnë ende distancimin shoqëror dhe shmangin kontaktet fizike për shkak të pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat