Samsung zgjeron gamën Wind-Free™ me montim në mur në instalime komerciale dhe pompa ngrohëse për banesa

Shkencë & Teknologji

Samsung zgjeron gamën Wind-Free™ me montim në mur në instalime komerciale dhe pompa ngrohëse për banesa

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:50
Wind-Free™

Pas prezantimit zyrtar të platformës së kondicionerëve me montim muri Wind-Free™ në janar të këtij viti, Samsung tashmë prezanton Wind-Free™ Deluxe, një kondicioner me montim në mur për pompat e tij ngrohëse VRF (DVM) dhe Eco Heating System (EHS). Me Wind-Free™ Deluxe për VRF, Samsung zgjeron gamën e tij Wind-Free™ në ndërtesa komerciale të mesme dhe të mëdha, si p.sh. hotelet dhe zyrat. Me Wind-Free™ Deluxe për EHS, për shtëpitë e banimit mund të krijohet një zgjidhje e njësuar ngrohje-ftohjeje. Wind-Free™ Deluxe vjen me teknologjinë unike Wind-Free™ Cooling të Samsung, të plotësuar me opsione komandimi inteligjente dhe lehtësi më të madhe instalimi.

Samsung Electronics Air Conditioner Europe B.V. (SEACE) sot lançon zyrtarisht Wind-Free™ Deluxe: kondicionerin e ri me montim në mur për gamën e produkteve të tij të pompave ngrohëse VRF (DVM) dhe Eco Heating System (EHS), me teknologjinë unike Wind-Free™ Cooling dhe funksione komandimi inteligjente. Për EHS, Wind-Free™ Deluxe mund të kombinohet me pompën ngrohëse TDM Plus dhe njësinë Tank Integrated Hydro Unit, për të formuar një zgjidhje ClimateHub për ftohje, ngrohje dhe furnizim me ujë të ngrohtë për banesën.

“Me prezantimin e gamës së re Samsung Wind-Free™ me montim në mur për instalim në banesa më herët gjatë këtij viti, ne kemi përforcuar pozicionin tonë lider në tregun e produkteve novatore për ftohje e ngrohje. Por ka qenë gjithnjë synimi ynë ta vëmë në dispozicion teknologjinë Wind-Free™ për një audiencë edhe më të gjerë.” – tha Xavier Feys, zv/President i departamentit të parashitjes, zhvillimit të biznesit, shërbimit të klientit dhe menaxhimit të produkteve në SEACE. “Me Wind-Free™ Deluxe, tani kemi mundësinë ta realizojmë këtë synim dhe t’u ofrojmë më shumë përdoruesve shansin të përjetojnë një klimë komode brenda pa rryma të pakëndshme ajri.”

Teknologjia e ftohjes Wind-Free™

I ngjashëm me modelet Wind-Free™ me montim në mur për përdorim në banesa, Wind-Free™ Deluxe është i pajisur me teknologjinë unike Samsung Wind-Free™. Teknologjia Wind-Free™ përmirëson komoditetin në ambientet e brendshme duke përdorur mijëra mikrovrima për përhapjen e ajrit të freskët pa shpërthime të pakëndshme ere të ftohtë. Në modalitetin Wind-Free™, ajri përhapet lehtë e qetë, duke krijuar një mjedis ‘Still Air’1 që u mundëson njerëzve të jetojnë, punojnë e çlodhen në komoditet pa përjetuar rryma të pakëndshme ajri të ftohtë.

Funksionim inteligjent

Samsung Wind-Free™ Deluxe mund të vihet në punë përmes komandave të lidhura apo me valë që kanë funksione të ndryshme të përparuara për komandim komod të klimës në ambiente të brendshme. Për më tej, njësia mund të komandohet e monitorohet në distancë përmes Samsung SmartThings App dhe Bixby Voice Control2, duke u mundësuar përdoruesve ta ndezin apo fikin kondicionerin, të zgjedhin modalitete të preferuara ftohjeje, të planifikojnë veprimet dhe të monitorojnë konsumin e energjisë. Për ofrimin e funksioneve Smart, duhet instaluar seti opsional Wi-Fi.

Instalim i lehtë 

Njësia e re është projektuar për instalim e servis më të lehtë dhe më të shpejtë se modelet e zakonshme me montim muri. Krahasuar me kllapat e zakonshme, Wind-Free™ Deluxe përdor kllapa me rul që rrëshqasin lehtësisht në vend dhe për të cilat nevojiten vetëm dy vida instalimi. Kjo sjell deri në 45% ulje të kohës së instalimin në krahasim me modelet e zakonshme3. Për më tej njësia vjen me një kapak puthitës të poshtëm që mund të hapet e të mbyllet lehtë në rast servisi. Për shkak të vendosjes së jashtme të filtrave të ajrit, servisi mund të kryhet pa e hapur të gjithë njësinë.

TDM Plus

Brenda gamës EHS, Wind-Free™ Deluxe mund të kombinohet me sistemin TDM Plus. Ky sistem është sistem tërësor ajër-ujë (A2W) dhe ajër-ajër (A2A) që ofron një zgjidhje të plotë klime për shtëpinë. Mund të përdoret gjatë gjithë vitit për ftohje dhe ngrohje, për t’iu përgjigjur një larmie situatash e nevojash të ndryshme të përdoruesve. Mundëson ngrohje/ftoje nën dysheme dhe ngrohje me radiator, si dhe ofron ftohje ajër-me-ajër me opsione të ndryshme për kondicionimin e ajrit, si p.sh. Wind-Free™ Deluxe. Potenciali i sistemit mund të maksimizohet duke e lidhur në rrjetin inteligjent apo me energjinë diellore (PV).

Linja e produkteve

Modelet Wind-Free™ Deluxe të Samsung ofrohen nga sot si DVM (Variable Refrigerant Flow) dhe Eco Heating System (EHS).

Për VRF (DVM) njësitë luhaten në kapacitet nga 1,5 deri në 8,2 KW dhe ofrohen me dhe pa set EEV.

Për EHS njësitë luhaten në kapacitet nga 1,5 deri në 8,2 KW dhe ofrohen vetëm me një set EEV.

Ofrimi i gamave të ndryshme mund të ndryshojë sipas tregut vendas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat