Trumpi thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok në Shtetet e Bashkuara

Shkencë & Teknologji

Trumpi thotë se do ta ndalojë aplikacionin TikTok në Shtetet e Bashkuara

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 08:57
Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të premten se të shtunën do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për ta ndaluar aplikacionin TikTok në Shtetet e Bashkuara.

Ky vendim do të ishte kulmi i shqetësimeve amerikane për sigurinë e të dhënave personale që qarkullojnë në këtë aplikacion dhe do të ishte një goditje e rëndë për kompaninë kineze që e ka në pronësi aplikacionin, “ByteDance”.

Njoftimi i presidentit erdhi pas negociatave intensive mes Shtëpisë së Bardhë, kompanisë që e ka në pronësi aplikacionin TikTok dbe blerësit e mundshëm, përfshirë gjigantin amerikan, Microsoft Corporation.

Sidoqoftë, palët dështuar të arrinin marrëveshje rreth shitjes së operacioneve të kompanisë kineze në Shtetet e Bashkuara, bënë të ditur burimet e lidhura me këtë çështe. Bisedimet pritet të vazhdojnë në ditët e ardhshme, shkruan “Reuters”.

Një burim tha se këmbëngulja e kompanië “ByteDance” për ta vlerësuar aplikacionin për më shumë se 50 miliardë dollarë dhe këmbëngulja për ta mbajtur një pakicë të aksioneve i ndërlikuan bisedimet për marrëveshje.

Nuk është ende e qartë se çfarë autoritetit ka presidenti Trump për ta ndaluar aplikacionin e famshëm që ka mbi 80 milionë përdorues aktivë në Shtetet e Bashkuara. Për më tepër, nuk është e qartë as si do të zbatohet vendimi për ndalimin e aplikacionit dhe me çfarë sfidash ligjore mund të përballet ky vendim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat