Anija hapësinore SpaceX e Elon Musk shënoi një tjetër arritje historike, kthehen në Tokë dy astronautët e NASA-s

Shkencë & Teknologji

Anija hapësinore SpaceX e Elon Musk shënoi një tjetër arritje historike, kthehen në Tokë dy astronautët e NASA-s

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 23:24
Foto

Sot është shënuar një ditë e rëndësishme për fluturimet në hapësirë, me rikthimin në Tokë të dy astronautëve të NASA Robert Behniken dhe Douglas Hurley me anijen Crew Dragon e kompanisë Space X.

Kapsula hapësinore Dragon Endavour u kthye të dielën, pas një misioni dy-mujor që shënon rikthimin e Shteteve të Bashkuara në garën me Rusinë në këtë fushë.

Zbritja ndodhi në bregdetin verilindor të Floridas në Gjirin e Meksikës.

Anija kozmike u zhvendos nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor në saktësisht 1.35 me orën lokale dhe tani është në det.

NASA kishte dhënë grante për 4.2 miliardë dollarë gjigantit Boeing për programin Starliner, që pati disa vështirësi, dhe 2.6 miliardë kompanisë Space X të Elon Musk, dhe pikërisht ky i fundit arrin të përmbyllë i pari një mision të tillë, që parashikon rikthimin  e pilotëve, për t’i lënë rrugën misioneve gjithmonë më të ndërlikuara dhe ambicioze nga sipërmarrësi afrikano-jugor.

Anija e përfundoi misionin e saj të parë në shtator të vitit 2014. Udhëtimi i saj më i fundit për në Stacionin Ndërkombëtar nisi në 3 qershor, kur u lëshua me një raketë Falkon 9 të kompanisë SpaceX.

Anija çoi rreth 2700 kilogramë furnizime në Stacionin Hapsinor Ndërkombëtar dhe solli në tokë rreth 2000 kilogramë mostra shkencore si dhe pajisje që nuk i duheshin stacionit.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat