Falcon 9 niset drejt hapësirës me 57 satelitë në bord

Shkencë & Teknologji

Falcon 9 niset drejt hapësirës me 57 satelitë në bord

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 17:10
SpaceX

Raketa hapësinore Falcon 9 e kompanisë SpaceX u lëshua nga Kejp Kanaveral në Florida të premten herët, me 57 satelitë Starlink në bord për sistemin e internetit nga hapësira të kompanisë.

Raketa gjithashtu mbante dy anije hapësinore për klientin e fluturimeve në hapësirë, BlackSky. Menjëherë pas lëshimit të satelitëve, dhe rreth një orë e gjysmë pas nisjes nga toka, anija hapësinore lëshoi pakon e satelitëve Starlink. Ky ishte grupi i dhjetë i satelitëve të tillë të dërguar në hapësirë nga kompania.

Me këtë mision, arrinë në afro 600 numri i satelitëve Starlink të kompanisë SpaceX në hapësirë që do të ofrojnë shërbime interneti të shpejtësisë së lartë për përdoruesit kudo në botë. Ky shërbim interneti në pjesën veriore të Shteteve të Bashkuara dhe Kanada pritet të fillojë më vonë këtë vit.

Raketa e fazës së parë të fluturimit u kthye në tokë ashtu siç ishte planifikuar pas hedhjes, me një ulje të pa probleme në një anije të kontrolluar me telekomandë.

Nisja e së premtes shënoi një javë të ngarkuar për kompaninë komerciale të hapësirës. Të dielën, kapsula Crew Dragon zbriti në Gjirin e Meksikës, duke kthyer në tokë dy astronautë të NASA-s nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Ky ishte fluturimi parë në orbit i astronautëve të NASA-s nga territori amerikan që nga pensionimi i flotës së anijeve hapësinore të NASA-s në vitin 2011.

Dy ditë më vonë, inxhinierët kompanisë SpaceX në Boka Çika të Teksasit, kryen fluturimin e parë testues lart-dhe-poshtë të një prototipi të sistemint të raketave Starship.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat