Astronomët: Kemi studiuar 10 milionë yje, nuk ka asnjë shenjë civilizimi në hapësirë

Shkencë & Teknologji

Astronomët: Kemi studiuar 10 milionë yje, nuk ka asnjë shenjë civilizimi në hapësirë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 00:00
Foto ilustrim

Ëndrra dhe shpresa e shumë personave është që të ketë jetë përtej planetit tonë. Statistikisht, kjo mundësi është parashikuar statistikisht nga shkencëtarët, por deri më tani, asnjë provë të një qytetërimi të zhvilluar është konfirmuar nga të dhëna të qarta.

Astronomë australianë kanë shpenzuar kohë dhe resurse të mëdha në observimin e yjeve, në një sektor të caktuar të universit. Falë një radio teleskopi shumë të fuqishëm, i quajtur Murchison Widefield Array (MWA), astronomët kërkuan valë radio në frekuenca të ulëta, që në termin shkencor quhen “firma teknologjike”, sepse mund të dalin vetëm nga një nivel qytetërimi të paktën i njëjtë me ne.

Shkencëtarët vrojtuan me vëmendje një nga 88 yjësitë (konstelacione) të universit, Vela,  që përmban të paktën 10 milionë yje.

“Kemi hulumtuar mbi Velën me një thellësi dhe detaje të paktën 100 herë më të mëdha se në të kaluarën”, thonë autorët e studimit, por nuk kemi hasur në asnjë shenjë teknologjike”.

Por nuk mungojnë edhe studiuesit që vejnë në perspektivë studimin. “Edhe pse bëhet fjalë për një studim të rëndësishëm, sasia e hapësirës që kemi vrojtuar është e barazvlefshme me tentativën për të gjetur diçka në oqean, por duke parë vetëm në një sasi uji me dimensionet e një pishine”, thotë profesor Steven Tingay nga Qendra Ndërkombëtare e Radio Astronomisë në Perth.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat