Shfletuesi Brave ofron mbrojtje ndaj mashtrimeve me kriptomonedha

Shkencë & Teknologji

Shfletuesi Brave ofron mbrojtje ndaj mashtrimeve me kriptomonedha

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 19:45
Brave

Brave, shfletuesi me në fokus privatësinë i cili bllokon gjurmimin dhe dhuron përdoruesve kriptomonedhës BAT (Basic Attention Token), ditën e sotme bëri të ditur se ka rritur sigurinë me mjete të reja anti-phishing.

Shfletuesi tani implementon teknologjinë open-source të PhishFort, një firmë anti-phishing dhe e mbrojtjes së brendit.

PhishFort ka hyrë në bashkëpunim me kompani si Binance Labs dhe MyEtherWallet për gjurmimin e mashtrimeve phishing Web3.

Për shembull PhishFort ka shkruar për rritjen e mashtrimeve me aplikacionet e decentralizuara duke i nxitur përdoruesit të dorëzojnë kredencialet e tyre në këtë proces.

Zgjidhja e PhishFort është një listë e përditësuar e mashtrimeve dhe sajteve të sigurta e cila tani është integruar në Brave.

Kur përdorni Brave për të ndërvepruar me aplikacionet e decentralizuara Web3, do të paralajmëroheni nëse jeni duke vozitur në ujëra të turbullta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat