Befasohen astronomët, zbulojnë shenja jete në planetin shumë afër Tokës

Shkencë & Teknologji

Befasohen astronomët, zbulojnë shenja jete në planetin shumë afër Tokës

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:05
Foto Ilustrim

Astronomët kanë identifikuar disa molekula të rralla në retë e Venusit, që japin prova për shenja jete në fqinjën më të afërt planetare të Tokës.

“Retë e Venusit përmbajnë fosfinë në një përqendrim prej rreth 20 molekulash në çdo një miliard”, vlerësuan studiuesit nga Britania e Madhe, Japonia dhe SHBA-ja.

“Llogaritjet duket se veçojnë fosfinë që prodhohet nga procese jobiologjike, të tilla si shpërthime vullkanike, stuhi, rrezet e diellit ose pluhuri”, thanë ata, duke i botuar gjetjet e tyre në revistën “Nature Astronomy”.

Astronomët kanë spekuluar prej kohësh se retë e Venusit mund të përmbajnë mikrobe të afta të tolerojnë aciditetin e skajshëm.

Sipas studiuesve, zbulimi i fosfinës, i formuar nga hidrogjeni dhe fosfori, mund të tregojë praninë e një jete jashtëtokësore ajrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat