Ipko Stacionet Agrologjike regjistrojnë të dhëna për higjienën fushore – sëmundjet!

Shkencë & Teknologji

Ipko Stacionet Agrologjike regjistrojnë të dhëna për higjienën fushore – sëmundjet!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Ditët me diell i shtuan punët në fushë, ndërsa aktivitetet bujqësore u bënë më intensive, duke filluar nga përgatitjet e silazhit, ujitja e kulturave si speci dhe trangulli, si dhe vjeljet e frutave cilat ende po vazhdojnë.

Kjo javë solli mot të nxehtë, gjë që ndikon direkt në pjekjen e pemëve drufrutore dhe perimeve. Te kultura e trangullit, koha është ideale për paraqitjen e sëmundjes së Fitoftoras, ndërsa të kulturat pemëtarë si molla (kultivarët veror), koha është e përshtatshme për vjelje.

IPKO – Stacionet Agrologjike gjatë ditëve në vijim kanë regjistruar të dhëna, që do t’ju ndihmonin fermerëve në punët për menaxhimin e sëmundjeve.

Moti me diell, sidomos pas rënies së shiut ndikon në uljen e temperaturave. Perimet si, speci dhe trangulli po e vazhdojnë pjekjen, kështu që në rast të reshjeve duhet të kemi kujdes nga sëmundjet. Fermerët duhet të bëjnë spërkatjet kundër sëmundjeve si Fitoftora dhe Kalbëzimet.

Vjeljet tek pemët po vazhdojnë dhe do të bëhen edhe më intensive së shpejti, tek kulturat si molla, arra, lajthia, dardha etj. Te kultivarët e hershëm vjeljet kanë përfunduar, sidomos tek disa kultivarë të kumbullës dhe dardhës. Fermerët duhen të bëjnë parapërgatitjet e pemishteve për sezonin e dimrit: pastrimin e tyre, eliminimin e frutave të kalbura, mbetjeve sintetike, thyerjet mekanike në degë etj. Pasi që kjo lidhet ngushtë me shfaqjen e sëmundjeve të ndërlidhura me higjienën fushore, për më shumë informata duhet të konsultoheni me ekspertët e pemëtarisë, lavërtarisë dhe mbrojtjes së bimëve.

Për t’u regjistruar në shërbimin PA PAGESË të projektit Agro, ku do të pranoni mesazhe përmes SMS mbi kushtet agrologjike për kultura të ndryshme bujqësore, duhet të dërgoni e-mail në adresën [email protected] me këto të dhëna:

– Emri dhe mbiemri
– Kultura bujqësore
– Fshati/komuna
– Një koordinatë e tokës
– Numri i celularit (vetëm numra të IPKO-së)

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat