94-vjeçari Attenborough hyn në Instagram për shpëtimin e planetit: 1.8 milion ndjekës për disa orë

Shkencë & Teknologji

94-vjeçari Attenborough hyn në Instagram për shpëtimin e planetit: 1.8 milion ndjekës për disa orë

Më: 24 shtator 2020 Në ora: 22:46
David Attenborough

Historiani i natyrës, David Attenborough së fundmi është bërë pjesë e Instagramit për herë të parë për t’i ndihmuar në përhapjen e mesazhit të tij për shpëtimin e mjedisit.

“Unë jam duke e bërë këtë hap sepse, siç e dimë të gjithë, bota është në telashe,” tha ai në mesazhin e tij të parë përmes një videoje nëpër rrjetet sociale, shkruan BBC.

“Kontinentet po digjen. Akullnajat po shkrihen. Shkëmbinj nënujorë koralesh po vdesin … Lista vazhdon dhe vazhdon,” thotë ai.

Brenda një ore nga postimi i tij i parë, ai kishte më shumë se 200,000 ndjekës dhe deri pasdite, ai arriti  a 1.2 milion ndjekës.

“Ruajtja e planetit tonë është tani një sfidë komunikimi,” tha transmetuesi veteran.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat