Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë

Shkencë & Teknologji

Përdoruesit e telefonëve Android do të kenë mundësi zgjedhjeje të motorëve të kërkimit në Evropë

Më: 29 shtator 2020 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Si pjesë e marrëveshjes së arritur mes Google dhe Evropë, motori i kërkimit është i detyruar tu ofrojë përdoruesve Android në Evropë mundësi zgjedhjeje të produkteve të rivalëve.

Krahas Google përdoruesit mund të zgjedhin një tjetër motor kërkimi të cilët përcaktohen përmes një ankandi fituesit e të cilit tashmë janë përzgjedhur.

Lajmi më i madh është se rivali Microsoft ka arritur të vendosë motorin e kërkimit Bing në listën e përzgjedhjes për disa vende Evropiane si Gjermania, Franca, Italia, Spanja, Suedia, Norvegjia dhe Britania.

Fitues të mëdhenj ishin edhe motorët e kërkimit si Info.com, PrivacyWall dhe GMX. Vendosja e motorit të kërkimit të Microsoft në listën e përzgjedhjes pritet të përmirësojë pjesën e tregut të kompanisë e cila për momentin është 3.06%. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat