Microsoft lançon ndërfaqen e re të platformës Xbox

Shkencë & Teknologji

Microsoft lançon ndërfaqen e re të platformës Xbox

Më: 17 tetor 2020 Në ora: 09:11
Xbox

Edhe pse jemi një muaj nga dalja në shitje e Xbox Series X dhe Series S, eksperienca e re e softuerit tashmë ka mbërritur në Xbox One.

Në Gusht Microsoft tha se një pamje e re e unifikuar e Xbox do të shtrihej tek të gjitha platformat nga aplikacionet mobile, tek PC dhe konsolat.

Tashmë ka mbërritur zyrtarisht në Xbox One përmes përditësimit të Tetorit.

Në Xbox One do të gjeni një pamje të rifreskuar me skaje të rrumbullakuara dhe ikona të reja të stiluara. Vjen pas përditësimit të Xbox Store i cili është më i lehtë për tu përdorur dhe pa videot që luhet vetë.

Një prej ndryshimeve më të prekshme është kutia e njoftimeve por shumë gjëra janë përmirësuar. Sipas Microsoft përdoruesit e kanë më të lehtë të konfigurojnë një konsolë të re dhe temat e profilit janë të disponueshme për të gjithë.

Ndërfaqja në tërësi nuk është shumë ndryshe po ka pasur disa përmirësime të elementeve. Tek përdoruesit e rinj do të vihet në dukje Game Pass dhe dyqani.

Me çdo gjeneratë të re, Microsoft ka aplikuar ridizajnime të Xbox UI dhe nuk dihet përsa kohë do të vijojë modeli i ri. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat