PayPal bën lëvizjen e papritur në industrinë e kriptomonedhave

Shkencë & Teknologji

PayPal bën lëvizjen e papritur në industrinë e kriptomonedhave

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

PayPal ju bashkua tregtimit të kriptomonedhave ditën e Mërkure duke lejuar përdoruesit e platformës së blejnë, shesin dhe ruajnë bitcoin e monedha të tjera virtuale.

Konsumatorët e PayPal mund të përdorin kriptomonedhat për të blerë në 26 tregtarë në rrjetin e kompanisë duke filluar nga muaji i parë i vitit të ardhshëm tha kompania.

“Jemi duke punuar me bankat qendrore dhe të gjitha format e monedhave dixhitale dhe sesi PayPal mund të luajë një rol në adoptimin e tyre,” tha shefi ekzekutiv i kompanisë Dan Schulman.

Aktualisht mundësia për të blerë, shitur dhe mbajtur kripmonedha në portofolët e PayPal do të ofrohet vetëm për përdoruesit në SHBA. Në gjysmën e parë të 2021 më shumë vende do ti bashkohen kësaj liste.

Edhe kompani të tjera fintech dhe pagesave dixhitale kanë filluar të lejojnë përdoruesit të blejnë dhe shesin kriptomonedha si Square apo Robinhood.

Por shtrirja e PayPal nuk krahasohet me platformat në fjalë duke qenë se numëron 346 milionë llogari aktive në mbarë botën dhe xhiro prej 222 miliardë dollarë.

Kriptomonedhat kanë vlerë që luhatet dhe për këtë arsye kanë qenë më tërheqëse për spekulatorë dhe më pak për tregtarët dhe dyqanet. Transaksionet kanë qenë më të ngadalta dhe më të kushtueshme sesa sistemeve të tjera.

Shumë banka qendrore në mbarë botën kanë shprehur qëllimet e tyre për të ndërtuar versione dixhitale të kriptomonedhave në vitet në vijim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat