Samsung Galaxy S21 ‘vjedh’ një detaj kryesor të iPhone 12

Shkencë & Teknologji

Samsung Galaxy S21 ‘vjedh’ një detaj kryesor të iPhone 12

Më: 21 tetor 2020 Në ora: 22:35
iPhone 12

Galaxy S21 është vendosur të jetë një telefon tjetër i bukur, dhe mendohet se Samsung mund ta prezantojë atë në janar të vitit të ardhshëm. 

Tashmë janë shfaqur disa imazhe të telefonit të ri nga Samsaung, dhe sipas këtyre fotove duket se ai do të ketë një dizajn mjaft radikal.

Samsung duket se po largohet nga ekranet e lakuara nga anash, dhe këto foto kanë bërë që ai të krahasohet me telefonat e rinj nga Apple, iPhone 12.

Pamjet që kanë qarkulluar në internet, kanë bërë që dizajni i tij të ‘kritikohet’ sepse, tashmë ai po ngjason me një iPhone 12, ose iPhone 4 nga Apple.

Kujtojmë që Apple, te iPhone 12 nuk ka përdorur një ekran të lakuar, por është kthyer të ata me ekrane të sheshta, sikurse iPhone 4.

Nëse kjo është ajo që përshkruan marka tregtare, sigurisht që është një kthesë për pajisjet Samsung të cilat kohët e fundit janë mburrur me skajet e lakuara në Galaxy S20 dhe Note 10, si dhe Note 8, Galaxy S9, Galaxy S8, Galaxy S7 Edge dhe Galaxy Seri S6 Edge.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat