Dizajneri pas shumë modeleve të iPhone do të ndryshojë fytyrën e Airbnb

Shkencë & Teknologji

Dizajneri pas shumë modeleve të iPhone do të ndryshojë fytyrën e Airbnb

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 16:48
Sir Jony Ive

Sir Jony Ive, dizajneri i shquar i iPhone, do të udhëheqë një projekt për ridizajnimin e produkteve dhe shërbimeve kryesore të Airbnb ndërsa kompania synon të ndryshojë perceptimin publik rreth markës së saj.

Dizajneri Britanik 53 vjeçar u largua nga Apple në 2019-ën duke lënë pas disa prej produkteve më ikonike në 2 dekada.

Ive do të ndihmojë kompaninë e dhënies së pronave me qira, të rimodelojë uebsajtin dhe aplikacionin me ndihmën e firmës së tij të dizajnit LoveFrom.

Sistemi i vlerësimeve do të jetë ai që ka për të marrë vëmendje të veçantë. Në të kaluarën Airbnb është kritikuar për zgjedhjet e dizajnit.

Logoja e kompanisë e cila duhej të përfaqësonte diçka universale, sipas shumë përdoruesve në median sociale ngjante me pjesë intime të trupi dhe dizajnët e Airbnb janë krahasuar me përmbajtje pornografike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat