Metoda e Musk: Mëso nga partnerët dhe më pas bëje vetë

Shkencë & Teknologji

Metoda e Musk: Mëso nga partnerët dhe më pas bëje vetë

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 18:57
Elon Musk

Elon Musk konsiderohet si një inovator dhe disruptor i cili shkoi u bë nga një person që nuk ja ka idenë sesi ndërtohet një makinë, në krijimin e kompanisë më me vlerë në botë të prodhimit të automjeteve në 16 vite.

Por rekordi i tij tregon më tepër se është një njeri që mëson shpejt i cili lidhi aleanca me firma të cilat kishin teknologjinë që Teslës i mungonte, punësoi disa prej njerëzve më të talentuar dhe më pas eci në limitet e partnerëve që e mbështetën.

Sot Musk dhe ekipi i tij po përgatiten për hapin e madh të radhës, që Tesla të bëhet një kompani fitimprurëse dhe të varet më pak nga furnizuesit me bateri.

Musk prej disa muajsh ka lënë të kuptohet se avancimet e ndjeshme në teknologji do të zbulohen shumë shpejtë ndërsa Tesla synon të prodhojë bateri me kosto të ulët dhe të përshkojnë distanca më të mëdha duke i bërë makinat elektrike por aq të volitshme sa ato me karburant kur bëhet fjalë tek përdorimi i tyre.

Dizajnët e reja të baterive, kimia dhe procesi që fshihet pas tyre janë disa prej zhvillimeve të cilat do ta ndihmonin Tesla të kapërcente varësinë ndaj partnerit të baterive kompanisë Japoneze Panasonic.

“Elon nuk dëshiron që asnjë pjesë e biznesit të tij të varet tek dikush tjetër,” kishte thënë një ish ekzekutiv i kompanisë për Reuters. “Më mirë apo më keq, ai mendon se mund ta bëjë më mirë, më shpejtë dhe me më pak kosto procesin e prodhimit të baterive.”

Tesla ka partneritet me Panasonic, LG Chem dhe kompaninë Kineze Contemporary Amperex Technology. Por në të njëjtën kohë Tesla po përpiqet me çdo kusht të kontrollojë prodhimin në fabrikat e automatizuarapërfshirë atë që po ndërtohet në Berlin, dhe atë në Kaliforni ku Tesla po punëson me dhjetëra ekspertë në prodhimin dhe inxhinierinë e baterive.

“Nuk kemi asnjë ndryshim të marrëveshjeve mes Tesla,” kishte thënë Panasonic. “Marrëdhënia jonë ka qenë e shkëlqyer. Panasonic nuk është thjeshtë furnizues për Tesla, jemi partnerë. Nuk ka dyshime se partneriteti jonë do të zgjerohet dhe të inovojë për të mirën e shoqërisë.”

Që kur mori drejtimin e kompanisë në 2004, objektivi kryesor i Musk është të mësojë mjaftueshëm nga partnerët, blerjet dhe rekrutimi i talenteve në mënyrë që të sjellë teknologji kryesore nën kontrollin e Tesla.

Objektivi i tij është të ndërtojë një kompani vertikalisht të integruar, ose një version dixhitale të Ford Motor.

“Elon mendon se mund të përmirësojë çdo gjë që furnizuesit e tij bëjnë aktualisht, çdo gjë,” kishte thënë ish ekzekutivi i Tesla Tom Wessner.

Bateritë përbëjnë një kosto të konsiderushme të një makine elektrike. Edhe pse punonjësit e tij prej vitesh kanë argumentuar kundër prodhimit të baterive nga vetë Tesla, Musk vijon të punojë në këtë drejtim.

Ndryshimet në dizajnin e baterive, kiminë dhe procesin e prodhimit të tyre do të jenë tema kryesore e shumë debateve në një të ardhme të afërt. Ai është në kërkim të një formule e cila deri më sot i ka bërë makinat elektrike më të shtrenjta sesa ato me motor me djegie të brendshme.

Panasonic ka një partneritet me Tesla në fabrikën 5 miliardë dollarë Gigafactory në Nevada ndërsa CATL dhe LG Chem furnizojnë Teslan në fabrikën e Shangai në Kinë.

Panasonic synon të zgjerojë linjën e prodhimit në Nevada duke furnizues ma bateritë qelizë të cilat montohen në module dhe më pas shkojnë tek makinat Tesla.

Megjithatë partneriteti në Nevada pothuajse nuk u bë realitet sipas dy ish drejtuesve të Tesla. Musk kishte urdhëruar një ekip në 2011 për të studiuar prodhimin e baterive por në fund shkoi me Panasonic në 2013.

Tani Tesla po teston një bateri të prodhuar në Fremont dhe po ndërton fabrikën në Gruenheide në Gjermani për prodhimin e tyre. Marrëdhënia ulje ngritje me Panasonic është i njëjtë me aleancat e kaluara të Tesla.

Gjatë aleancës me Daimler, Musk ishte i interesuar për sensorët ndërrimi të korsisë. Tesla Model S ka sensorët, softuerët dhe teknologjinë e implementuar gjerësish në një Mercedes-Benz S-Class.

Ndërsa me partneritetin me Toyota ai mësoi për menaxhimin cilësore. Madje ekzekutivë të kompanive ju bashkuan Tesla së bashku me talente nga Google, Apple, Amazon, Microsoft, Ford, BMW dhe Audi.

Disa partneritete nuk shkuan mirë si ai me startupin Izraelit Mobileye në 2014-ën. Aty Tesla mësoi sesi të dizajnonte një sistem vetëdrejtimi që evoluoi në Tesla Autopilot.

“Mobileye ka qenë forca që ka bërë realitet autopilotin e Tesla,” tha në ish ekzekutiv.

“Ai mësoi shumë nga ata njerëz dhe kompani. Mori informacionet që nevojiteshin dhe më pas e përmirësoi më tepër.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat