Një bot deepfake po përdoret në Telegram për të zhveshur femrat

Shkencë & Teknologji

Një bot deepfake po përdoret në Telegram për të zhveshur femrat

Më: 23 tetor 2020 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Një firmë sigurie e quajtur Sensity tha se kishte zbuluar së fundi një rrjet botës deepfake në aplikacionin e komunikimit Telegram i cili gjeneron foto të femrave të zhveshura.

Që nga Korriku i 2020-ës, firma gjeti se këto botë me inteligjencë artificiale kishin gjeneruar foto deepfake të mëse 104 mijë femrave.

Në tre muajt e fundit prodhimi i tyre është rritur me 200%. Mbase mendoni se këto botë janë përdorur për të gjeneruar foto të njerëzve të famshëm por në fakt është përdorur nga njerëzit për të krijuar foto të femrave të zhveshura që i njihnin në jetën reale.

Pjesa më e madhe e njerëzve që kanë përdorur softuerin, afro 70%, janë në Rusi, një vend i cili vetëm së fundi largoi ndalimin imponuar ndaj Telegram.

Në Rusi, boti arrinte të hynte edhe në rrjetin social më të madh në vend VK. Ai ishte falas për tu përdorur por përdoruesit mund të blejnë monedha Premium për të hequr etiketën që gjenerohet nga procesi mbi imazhet ose për të përshpejtuar procesin në vetvete.

Një set prej 12 monedhash kushtonte 1.3 dollarë. Softueri tani është përhapur nëpër platforma open source dhe uebsajtet e torrenteve. Që DeepNude të funksionojë duhet një kompjuter me kartë grafike të dedikuar. I gjithë ekosistemi i botëve në Telegram mbështetet në serverë online të jashtëm dhe kushdo me një telefon mund ta aksesojë softuerin. Është një prej arsyeve pse është kaq i vështirë rrëzimi i një rrjeti të tillë dhe pse është bërë kaq popullore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat