Varret e Selcës në Mokër: Gërmimet e fundit arkeologjike janë bërë në vitin 1972

Shkencë & Teknologji

Varret e Selcës në Mokër: Gërmimet e fundit arkeologjike janë bërë në vitin 1972

Më: 25 tetor 2020 Në ora: 20:18
Foto nga vendi i ngjarjes

Në zonën e Mokrrës fshihen shumë pasuri të mrekullueshme të arkeologjisë shqiptare, por edhe traditave e kulturës.

Varrezat ilire të Selcës, varreza të hershme janë gdhendur në këto shkëmbinj pikërisht 250 vite para Krishtit, ndërkohë që kërkojnë vëmendje dhe ndërhyrje për tu evidentuar më tepër.

Varret e Selcës janë mbretërore dhe mendohet se i përkasin qytetit të lashtë ilir të Pelionit. Gjurmët e mjeshtërisë ilire dëshmohen tek ndërtimi i tyre brenda shkëmbinjve. Gërmimet arkeologjike të viteve 1971 – ’72 nxorën në dritë 5 varre, 4 prej të cilave brenda në shkëmb dhe një varr i veçuar në një fushë afër tyre.

Ndër vite ky monument është dëmtuar e i janë zhveshur shumë nga vlerat e tij si pasojë e përdorimit si banesë apo gërmimeve në kërkim të arit por pavarësisht kësaj mbetet një aset i çmuar mijëravjeçar

Pavarësisht dëmeve të kohës varret ilire të Selcës mbeten dëshmi e rrënjëve të një prej qytetërimeve më të hershme ilire. Por pas vitit 1972 këtu punimet u ndalën ndërsa historia e një qytetërimi të rëndësishëm antik pret që të zbulohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat