Zoom lançon sot enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit

Shkencë & Teknologji

Zoom lançon sot enkriptimin fundor për të gjithë përdoruesit

Më: 26 tetor 2020 Në ora: 20:12
Zoom

Zoom ka filluar lançimin enkriptimit fundor (E2EE) për të gjithë përdoruesit, falas dhe me pagesë, në mënyrë që bisedat dhe takimet të jenë më të sigurta.

Enkriptimin fundor mund ta aktivizoni në klientin Desktop, Android dhe Zoom Rooms nga dita e sotme. Do të jetë i disponueshëm së shpejti në iOS pasi Apple aprovon përditësimin e aplikacionit.

Ju duhet të aktivizoni manualisht E2EE në Settings dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet ta bëjnë këtë veprim në mënyrë që telefonatat të kenë enkriptim.

Do të vëreni nëse E2EE është aktiv përmes ikonës në formë mburoje jeshile në cepin e majtë lartë. Aktualisht enkriptimi fundor nuk është i finalizuar dhe kompania shpreson që në 30 ditët në vijim të marrë feedback nga përdoruesit.

Kompania bleu startupin Keybase në muajin Maj për të zhvilluar E2EE pasi përjetoi një rritje masive të përdorimit gjatë pandemisë së koronavirusit. Fillimisht Zoom do ta ofronte vetëm për përdoruesit me pagesë përpara se të vendoste ta ofronte për të gjithë përdoruesit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat