Video konferencat në Microsoft Teams do të pranojnë 1,000 pjesëmarrës

Shkencë & Teknologji

Video konferencat në Microsoft Teams do të pranojnë 1,000 pjesëmarrës

Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 17:59
Microsoft

Me një botë e cila po përpiqet të lërë pas pandeminë e Covid-19, shumë kompani të shërbimeve dhe aplikacioneve të komunikimit dhe telekonferencave po bëjnë çdo gjë për të dominuar tregu dhe Microsoft është një prej tyre.

Kompania planifikon të rrisë kapacitetin e video konferencave në 1,000 persona. Këtë ndryshim Microsoft synon ta implementojë në Dhjetor të këtij viti.

Duhet të vini imagjinatën në punë për të krijuar një ide sesi do të dukej një takim me 1,000 pjesëmarrës. Kompanitë të cilat mund të akomodojnë një takim të tillë janë të pakta.

Bota e biznesit ka gjetur shtëpi të re online me botën pas pandemisë së Covid-19. Nëse situata qëndron e tillë edhe për shumë kohë, takimet dhe evenimentet me shumë gjasa do të ngelen dixhitale në një të ardhme të afërt.

Edhe nëse pandemia largohet menjëherë sikur të mos kishte ekzistuar, kompanitë vështirë të kthehen menjëherë në normalitetin shumë të dëshiruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat