Snapchat bën atë që përdoruesit nuk e prisnin

Shkencë & Teknologji

Snapchat bën atë që përdoruesit nuk e prisnin

Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 20:13
Snapchat

Snapchat më në fund po u jep mundësinë përdoruesve të tregojnë numrin e ndjekësve për profilet publike. Rrjeti social kurrë më parë nuk ka lejuar shfaqjen e ndjekësve për profilet publike dhe vetëm ata e dinin sesa ndjekës kanë.

Tani përdoruesit mund të ekspozojnë numrat e tyre për të gjithë. Snapchat ka qenë gjithnjë kundër shfaqjes së këtyre shifrave por siduket tashmë ka ndryshuar mendim.

Ata që do të përfitojnë më së shumti janë influencerët. Duke treguar një audiencë të madhe mund të tërheqin sponsorë dhe reklamues përmes psikologjisë së turmës.

Gjithashtu nëse njerëzit shohin një biznes ose markë me numër të lartë ndjekësish, janë më të prirur të ndjekin llogaritë në fjalë. E kundërta vlen gjithashtu. Nëse një biznes ka pak ndjekës, jep përshtypje më pak joshëse për ndjekësit e rinj.

Opsioni për shfaqjen e ndjekësve është i çaktivizuar dhe duhet të aktivizohet manualisht. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat