Shkencëtarët australianë gjejnë 'kushëririn e njeriut' pasi analizuan kafkën 2 milionë vjeçare

Shkencë & Teknologji

Shkencëtarët australianë gjejnë 'kushëririn e njeriut' pasi analizuan kafkën 2 milionë vjeçare

Më: 11 nëntor 2020 Në ora: 17:15
Ilustrim

Sa më shumë që pretendojmë se njerëzit e dinë historinë e tyre në Tokë, aq më shumë e provojmë veten të gabuar ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të gjejnë mistere të reja në evolucionin njerëzor.

Një ekip australian kërkimesh në Afrikën e Jugut ka zbuluar një kafkë që i përket një kushëriri të largët të njerëzve dy milionë vjeçar.

Sipas ekipit hulumtues nga Universiteti La Trobe i Melburnit, fosili besohet të jetë prova më e hershme e njohur e Paranthropus robustus, një "specie kushëri" te Homo erectus. Fragmentet e kafkës u gjetën për herë të parë në sitin arkeologjik Drimolen në veri të Johanesburgut në vitin 2018.

Kafka, që i përkiste një mashkulli Paranthropus robustus, u gjet vetëm disa metra larg vendndodhjes së zbulimit të një fëmije Homo erectus - të njohur si paraardhësit e drejtpërdrejtë të njerëzve modernë - kafkë e cila u zbulua në vitin 2015.

Këto dy specie kanë jetuar diku në të njëjtën kohë, por Paranthropus robustus kishte tru më të vogël dhe dhëmbë më të mëdhenj. Sidoqoftë, sipas shkencëtarëve, Paranthropus robustus vdiq më herët.

Mjekja Angeline Leece tha për BBC se këto dy specie të ndryshme përfaqësojnë eksperimente divergjente evolucionare.

Pas zbulimit të kafkës, arkeologët kaluan vite duke analizuar fosilin dhe gjetjet u botuan këtë javë në Nature, Ecology, and Evolution. Sipas Jesse Martin, i cili është bashkë-studiuesi i studimit, puna me pjesët fosile ishte si trajtimi i "kartonit të lagur".

Ai gjithashtu vuri në dukje se zbulimi i kafkës së tillë paraqiti një shembull të rrallë të "mikro-evolucionit" brenda prejardhjes njerëzore. Sidoqoftë, besohet se dieta e Paranthropus robustus përfshinte ngrënie kryesisht të bimëve të forta, si zhardhokët dhe lëvorja.

Leece shpjegoi se me kalimin e kohës, Paranthropus robustus ka të ngjarë të evoluojë për të gjeneruar dhe përballuar forcave më të larta të prodhuara gjatë ngrënies së ushqimit "që ishte e vështirë për t’u përpunuar me nofullat dhe dhëmbët e tyre".

Sipas shkencëtarëve, ekziston një mundësi që një mjedis më i lagësht i shkaktuar nga ndryshimi i klimës mund të ketë zvogëluar sasinë e ushqimit në dispozicion për speciet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat