Kina është gati për misionin e madh: Askush nuk e ka bërë këtë për dekada

Shkencë & Teknologji

Kina është gati për misionin e madh: Askush nuk e ka bërë këtë për dekada

Nga: B.S. Më: 19 nëntor 2020 Në ora: 12:02
Toka e parë nga Hëna

Kina është e gatshme të nisë misionin e saj më të rëndësishëm hapësinor deri më tani dhe qëllimi është të sjellë materiale nga Hëna në Tokë. Do të jetë hera e parë në dekada që materiali nga Hëna sillet në planetin tonë.

Raketa Chang'e 5 u vendos në rampnë e lansimit në bazën hapësinore Wenchang dhe lëshimi i saj i planifikuar në Hënë është planifikuar për në fillim të javës së ardhshme. Raketa do të mbajë një modul hënor me një shpuese, e cila do të bëjë një vrimë të thellë rreth dy metra pas uljes në sipërfaqen e Hënës.

Kështu do të mbledhë gurë dhe materiale të tjera, të cilat më pas do të dërgohen në Tokë. Shkencëtarët kinezë do të kenë kështu mundësinë për të studiuar materialet e mbledhura rishtas nga Hëna për herë të parë, pasi amerikanët dhe rusët e bënë këtë gjatë viteve 1960 dhe 1970.

Ky mision është një nga më ambiciozët deri më tani për Kinën, programi hapësinor i së cilës vazhdon me hapa të përshpejtuar të arrijë konkurrencën. Gjithashtu, në vitin 2003, Kina u bë vetëm kombi i tretë në botë që dërgoi një njeri në hapësirë, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Ata gjithashtu po punojnë me shpejtësi për bashkëpunim me vendet e tjera në misionet hapësinore, megjithëse ligji amerikan ende ua ndalon të punojnë me agjensinë e NASA-s. Kjo do të thotë, në thelb, se ata nuk mund të hyjnë në partneritet me vendet e tjera as në Stacionin ndërkombëtar të hapësirës.

Kjo e detyroi Kinën të fillojë të punojë për krijimin e stacionit të saj hapësinor, si dhe të nisë programet e veta që i vënë në konkurrencë me Indinë dhe Japoninë, kur bëhet fjalë për arritje të reja hapësinore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat