Twitter lançon versionin e vet të historive të Snapchat

Shkencë & Teknologji

Twitter lançon versionin e vet të historive të Snapchat

Më: 21 nëntor 2020 Në ora: 09:11
Twitter

Twitter dëshiron të jetë më tepër sesa thjeshtë blloqe tekstesh prej 280 karakteresh. Ditën e Marte rrjeti social prezantoi cicërimat që fshihen vetvetiu dhe paralajmëroi ardhjen e veçorive të reja.

Quajtur Fleets, cicërimat në fjalë janë postime që fshihen pas 24 orësh i bazuar në formatin Stories popullarizuar nga Snapchat në 2013-ën dhe më pas platformat Instagram, Facebook dhe YouTube të cilët lançuan versionet e tyre.

Ndryshe nga cicërimat e zakonshme, Fleets nuk marrin ri-cicërima, pëlqime e as replika. Përdoruesit mund vetëm të reagojnë dhe përgjigjen atyre me mesazhe direkte ashtu si në Instagram dhe Snapchat.

Twitter nisi testimin e Fleets në Brazil në fillim të vitit. Fleets do të shfaqen në një linjë në krye të kohështrirjes. Ideja është që rrjeti social të reduktojë presionin që njerëzit ndjejnë në median sociale.

Gjithashtu po përmirëson funksionet audio duke zgjeruar testimin e cicërimave zanore, mesazheve zanore në mesazhet direkte në Brazil dhe lançuar drejt fundit të vitit eksperimentin audio spaces.

Një koncept i ngjashëm me atë të Clubhouse, me audio spaces përdoruesit mund të krijojnë dhoma ku njerëzit drejtojnë diskutimin dhe të tjerë dëgjojnë. Twitter nuk ka detaje por e përshkroi si një hapësirë live ku shumë njerëz mund të diskutojnë apo debatojnë në lidhje me një çështje.

Fillimisht do të jetë i disponueshëm vetëm për një grup të kufizuar përdoruesish femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat