Spotify ndryshon fjalëkalimet e 350 mijë përdoruesve

Shkencë & Teknologji

Spotify ndryshon fjalëkalimet e 350 mijë përdoruesve

Më: 25 nëntor 2020 Në ora: 14:06
Spotify

Spotify lajmëroi se ka ndryshuar fjalëkalimet e 350 mijë llogarive pas disa hulumtues gjetën një databazë online me 380 milionë rekorde ku në mesin e tyre ishin edhe kredencialet e shërbimit të muzikës.

Ekipi hulumtues në vpnMentor tha se kredencialet përmbanin emra përdoruesish dhe fjalëkalime. 380 milionë rekordet ishin vendosur një një databazë prej 32GB, dhe ato që u përkisnin përdoruesve të Spotify u testuan dhe verifikuan nga vetë kompania.

Sesi ka ndodhur ky operacion hakimi mbetet enigmë. Origjina e databazës dhe se si Spotify është shënjestruar nuk dihet.

Në të vërtetë databaza është zbuluar më 3 Korrik 2020 dhe rishikuar më 9 Korrik 2020. Arsyeja e një vonese të tillë është se hulumtuesit po hetonin impaktin e saj për të prodhuar një raport që kuptohet dhe lexohet nga kushdo.

Pas zbulimit ekipi hulumtues komunikoi me Spotify ndërsa ky i fundit u përgjigj dhe veproi brenda datave 10 Korrik – 21 Korrik. Kështu kompania ndryshoi fjalëkalimet e 350 mijë përdoruesve, një pikë uji në oqeanin e 320 milionë përdoruesve të shërbimit.

Edhe adresat IP të serverëve janë publikuar në këtë regjistër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat