Microsoft konfirmon fundin e Windows 10?

Shkencë & Teknologji

Microsoft konfirmon fundin e Windows 10?

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 16:27
Windows 10

Spekulimet po qarkullojnë pa fundi për Windows 11 që Microsoft pritet ta prezantojë këtë muaj edhe pse kompania ka thënë në të kaluarën se Windows 10-ta do të versioni i fundit i sistemit operativ.

Tashmë vetë Microsoft ka konfirmoi fundin e Windows 10-ës duke na bërë të mendojmë se spekulimet mund të jenë të vërteta.

Më 24 Qershor Microsoft mban një eveniment ku do të tregojë çfarë e pret Windowsin. Një përditësim i madh është parashikuar me emrin e koduar Sun Valley ndërsa në bërthamë pritet të ngelet Windows 10.

Por së fundi po flitet pa pushim për Windows 11. Në ciklin e jetës së sistemeve operative Microsoft ka shtuar një datë 14 Tetor 2025 që është fundi i ciklit 10 vjeçar të sistemit operativ.

Është hera e parë që i jepet një datë tërheqjes së mundshme të Windows 10-ës. Do të thotë që pas asaj data përdoruesit e Windows 10-ës nuk do të marirn më përditësime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat