Royal Mail dëshiron të përdorë flotën e 500 dronëve, për shpërndarjen e dërgesave në zona të largëta të Britanisë

Shkencë & Teknologji

Royal Mail dëshiron të përdorë flotën e 500 dronëve, për shpërndarjen e dërgesave në zona të largëta të Britanisë

Më: 15 maj 2022 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Posta britanike Royal Mail synon të sigurojë flotën prej 500 dronëve, që do t’i përdorë për shpërndarjen e dërgesave në komunitete më të largëta në mbarë Britaninë e Madhe.

Në Royal Mail shpresojnë që në tri vitet e ardhshme do të përdorin 500 dronë për dërgimin e pakove të ndryshme – pra nga Scilly, Shetland, Orkney e deri në Hebrides.

Megjithatë për këtë shërbim të ri nevojitet miratimi nga agjencia për aviacionin civil CAA, e rrugëtimet e reja do të varen nga “përmirësimi i ekonomisë së fluturakeve pa pilot”.

Royal Mail prej kohësh është duke testuar dronët, e testimi i fundit është kryer në prill në Shetland. Dronët kanë kryer dërgesën e parë mes aeroportit Tingwall në Lerwick në drejtim të Unstas, pjesës më të largët të Britanisë.

Fluturaket pa pilot janë të mëdha, krahët i kanë 10 metra të gjatë, kurse rrezja e tyre e veprimit shkon deri në 1.000 kilometra. Mund të bartin deri në 100 kilogramë mallra dhe i vënë në lëvizje dy motorët me djegie të brendshme.

Ata fillimisht ishin dizajnuar për të shpërndarë ndihma humanitare në Afrikë, për ngritjen dhe zbritjen nevojitet shumë pak hapësirë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat