Në 2017, njerëzit do të rikthehen në Hënë

Shkencë & Teknologji

Në 2017, njerëzit do të rikthehen në Hënë

Më: 9 gusht 2016 Në ora: 07:56
Hëna

“Moon Express” po përgatitet që të shkojë në Hënë, nëse do t’ia arrijë qëllimit, atëherë do të çojë në shtëpi çmimin prej 20 milionë dollarësh të cilin e jep Google

Kompania private “Moon Express” arriti të marrë nga Administrata e Aviacionit Federal (FAA) të SHBA-së, lejen për të dërguar një sondë në Hënë, ndërsa garon për çmimin “Google Lunar X Prize”.

Kështu në fund të 2017-s, gati 50 vite nga arritja e “Apollo 11”, shtetasit e SHBA-së do ta shikojnë sërish flamurin, i cili valëvitet në satelitin e tokës.

Dhe nëse “Moon Express”, do t’ia arrijë qëllimit, atëherë do të çojë në shtëpi çmimin prej 20 milionë dollarësh të cilin e jep Google, shkruan Focus.it.

Përveç çmimit, misioni i kësaj sipërmarrjeje të re hapësinore u sqarua saktë nga presidenti i kompanisë, Naveen Jain, i cili, duke ripërsëritur ish-presidentin e SHBA-së, John Kennedy, pohoi: “Ne duam që të shkojmë në Hënë jo sepse është e lehtë, por sepse është një biznes i mirë”. Dikur ish-kreu i shtetit amerikan tha: “sepse është e vështirë”

Mundësia për të dërguar lehtësisht dhe në mënyrë të sigurt robotë dhe platforma në Hënë është një mundësi e mirë për zhvillimin ekonomik. Sateliti ynë është ende i paeksploruar mirë dhe u shërben shkencëtarëve për të bërë të tjera kërkime, eksperimente të vështira, shfrytëzim të mineraleve dhe në vazhdimësi, zhvillim turistik.
Kush do ta marrë Hënën?

“Moon Express” është një nga 16 kompanitë e regjistruara të X Prize, të krijuar në 2007, por përgjatë viteve, gati të gjitha ato u tërhoqën.

Mes atyre që kanë ngelur është edhe kompania izraelite “SpaceIL”, që duket se nuk është larg fitimit të çmimit dhe të garës me amerikanët, të cilët e kanë prenotuar tashmë një hedhje të sondës.

Edhe administratorët e “SpaceIL” nuk e fshehin shansin e madh që kanë për të rimarrë vetë Hënën, e cila do t’u japë shumë mundësi biznesi.

E gjitha kjo sjell me vete pyetje të shumta. E para është se cilat rregulla duhet që të ndiqen për shfrytëzimin dhe kolonizimin e Hënës?

Aktualisht ekziston një Traktat për hapësirën ekstra-atmosferike i përpiluar në vitin 1967, por që atëherë gjërat kanë ndryshuar dhe nuk është e vështirë që të imagjinosh që shumë të “ardhur të rinj” në hapësirë nuk i njohin ato rregulla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat