Ja nga çfarë do i formojnë japonezët medaljet e Lojrave Olimpike në 2020

Shkencë & Teknologji

Ja nga çfarë do i formojnë japonezët medaljet e Lojrave Olimpike në 2020

Më: 24 gusht 2016 Në ora: 16:58
Medaljet e Lojrave Olimpike

Organizatorët e Lojrave Olimpike të Tokyos që do të zhvillohen në 2020 janë duke menduar të përdorin metalin nga mbetjet elektronike të papërdorshme për të prodhuar medaljet që do u jepen kampionëve.

Propozimi u diskutua në Qershor dhe organizatorë olimpikë, qeveria dhe kompanitë private që do të merren me ndërtimin e tyre morën një vendim të tillë pasi Japonia ka më pak burime natyrore të metaleve të çmuara krahasuar me vendet e tjera. Rreth 17% e arit botëror dhe 22% e argjendit gjenden në pajisjet e elektronike dhe Japonia ka menduar të përdorë këto për medaljet e saj olimpike.

Pajisjet elektronike të nevojshme për këtë do të dhurohen nga njerëzit, që nuk i përdorin më ato pasi mund të mos jenë funksionalë ose janë me defekte. Pastaj një kompani do të merret me riciklimin e tyre dhe nxjerrjen e metaleve të çmuara nga ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat