Studimi, të rinjtë qëndrojnë në telefon dhe gjatë natës

Shkencë & Teknologji

Studimi, të rinjtë qëndrojnë në telefon dhe gjatë natës

Më: 8 tetor 2016 Në ora: 09:54
Ilustrim

Gati gjysma e të rinjve kontrollojnë telefonat pasi janë shtrirë për të fjetur, sipas një studimi.

Në anketimin e 2750 të rinjve të moshës 11-18 vjeç u gjet se një në dhjetë të rinj pranojnë se kontrollojnë telefonin e tyre të paktën 10 herë gjatë natës.

Organizata që ka realizuar studimit, Digital Awareness UK dhe Headmasters dhe Headmistresses Conference paralajmëron se kjo sjell si pasojë nxënës të lodhur dhe të pavëmendshëm në shkollë.

Ata rekomandojnë një “detoksikim dixhital”, që të heqin celularët 90 minuta para se të flënë, ose të mos i mbajnë tek koka e krevatit.

Rrjetet sociale

94% e të rinjve që qëndrojnë edhe gjatë natës në celular janë shprehur se hapin faqet e rrjeteve sociale dhe 10 për qind e tyre thonë se ndihen të stresuar nëse nuk e kontrollojnë telefonin para se të flenë. Nga ky grup, 75% dëgjojnë muzikë dhe gjysma shohin film. 32% e tyre thonë se prindërit nuk e dinë se ata rrinë në telefon kur flenë.

Të dhënat e studimit thonë se 68% e tyre e pranojnë se kjo ndikon në performanën e tyre në shkollë.

Çereku i tyre thonë se ndihen të lodhur gjatë ditës dhe gjysma pranojnë se e mbajnë gjatë natës telefonin te koka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat