Sulmi në Berlin, Facebook aktivizon opsionin “Lajmëro që je mirë”

Shkencë & Teknologji

Sulmi në Berlin, Facebook aktivizon opsionin “Lajmëro që je mirë”

Më: 19 dhjetor 2016 Në ora: 22:27
Ilustrim

Rrjeti më i madh social, Facebook, ka aktivizuar opsionin “Lajmëro që je mirë” (Safety Check), i cili mundëson lajmërimin tek të afërmit se është i/sigurt.

Ky opsion ka nisur të përdoret shpesh kohëve të fundit, ashtu siç ndodhi edhe në sulmin terrorist në Nice të Francës më 13 nëntor të këtij viti.

Në rastin e Berlinit, ku një kamion u fut me shpejtësi në turmën që ishin mbledhur në një prej shesheve të Berlinit, rrjeti social e ka cilësuar si sulm terrorist.

Deri më tani, raportohet të kenë mbetur të vdekur së paku 9 persona, ndërsa mbi 50 raportohen të lënduar. Në mesin e të vdekurve është edhe shoqëruesi i shoferit të kamionit, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga policia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat