Shkenca: Vitin e ardhshëm kompjuteri mund të lexojë mendjen njerëzore

Shkencë & Teknologji

Shkenca: Vitin e ardhshëm kompjuteri mund të lexojë mendjen njerëzore

Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 23:57
Ilustrim

Përparimet e mëdha në fushën e komunikimit mes trurit dhe kompjuterit shumë shpejt do ta bëjnë komunikimin mes trurit të një personi me trurin e personit tjetër një realitet.

Ndonëse mund të tingëllojë si një skenar i filmave fantashkencë, përparimet e shënuara deri më tani tregojnë për një mundësi të lartë që një gjë e tillë të ndodhë gjatë vitit 2017.

Njëra nga vështirësitë më të mëdha në leximin e mendjes së një personi është të kuptuarit e mënyrës se si përfaqësohen aktivitetet e ndryshme të trurit. Këto skema nuk janë të njëjta për të gjithë njerëzit – mënyra se si mendojmë për një koncept të caktuar varet nga përvoja dhe kujtimet që ne i kemi.

Për ta realizuar komunikimin mes trurit të një personi dhe atij të një personi tjetër, është e nevojshme të interpretohen mendimet e një personi dhe pastaj të aktivizohen kujtimet e njëjta në trurin e pranuesit nëpërmjet kompjuterit. Shkencëtarët thonë që janë afër!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat