Një trup qiellor i afrohet tokës, kometë apo asteroidë?

Shkencë & Teknologji

Një trup qiellor i afrohet tokës, kometë apo asteroidë?

Më: 12 janar 2017 Në ora: 09:42
Ilustrim

Astronomët e NASA-s kanë identifikuar një kometë, që sipas të dhënave të misionit NEOWISE, ndodhet brenda orbitës së Mërkurit. Për fat të mirë drejtimi i saj është drejt diellit dhe jo e kundërta. Kometa do të jetë e dukshme për njerëzit, në fund të janarit dhe në mes të shkurtit.

Objekti ka një pamje hibride mes një komete dhe asteroidi, por shkencëtarët të cilën ndjekin yllin masiv, nuk janë ende në gjendje për të kuptuar se çfarë është.

Trupi qiellor, sipas misionit NEOWISE duhet të ketë një diametër në mes 500 dhe 100 metrash.

Kjo kometë-asteroid do të bëjë një turne të vërtetë prej 5 vitesh në sistemin tonë diellor. Sipas astronomëve, kometa-asteroid do të kalojë afër tokës me 25 shkurt, por në 51 milionë km distancë. Kështu që rrini të qetë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat