Laptopi ZenBook Pro UX501 i kompanisë Asus do të zëvendësohet me modelin e ri, i cili jo vetëm që do të arrijë me harduerin e ri, por do të ketë edhe dizajn të përmirësuar.
Edhe pse kishte pohime se laptopi i ri do të paraqitej gjatë panairit MWC 2017, kjo nuk ka ndodhur dhe tash për tash ende nuk dihet se kur pajisja do të zyrtarizohet, transmeton KosovaPress.
Laptopi ZenBook Pro UX550 ka shtëpizë alumini, ndërsa do ta rrethojnë rrethe të ngushta rreth ekranit. Laptopi posedon ekran 15.6 inç me ekran 4K, procesor me katër bërthamë Kaby Lake CPU dhe NVIDIA GeForce GTX 1060 GPU.