Kina dëshiron të bëhet me versionin e saj të Wikipedia

Shkencë & Teknologji

Kina dëshiron të bëhet me versionin e saj të Wikipedia

Më: 3 maj 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Ndonëse Kina ka ndaluar qasjen në faqen Wikipedia, ajo tash po shqyrton mundësinë e krijimit të versionit të saj të kësaj faqeje, për të cilën planifikon që të jetë online gjatë vitit 2018.

E ashtuquajtura “Enciklopedia kineze” do të rekrutojë 20.000 njerëz, të cilët do të ndihmojnë në krijimin e faqes, e cila në fillim do të ketë vetëm rreth 300.000 shkrime.

Youku është versioni kinez i YouTube, Weibo është Twitter-i kinez, derisa Baidu është përgjigja kineze ndaj Google, andaj nuk është befasuese se vendi do të ketë edhe Wikipedia-n e vet.

Versionin kinez do ta bëjë Jang Muzhi, i cili e ka përshkruar faqen si Mur të madh të kulturës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat