Përfundon eklipsi i plotë në SHBA

Shkencë & Teknologji

Përfundon eklipsi i plotë në SHBA

Më: 21 gusht 2017 Në ora: 21:52
Eklipsi

Eklipsi diellor që është paralajmëruar se do të shfaqet në SHBA, tashmë ka përfunduar.

Gjithçka ka filluar në orën 13:00 sipas orës lokale atje për të përfunduar në 3:00 të mëngjesit, shkruan CNN.

Ky fenomen gjeografik ka ndodhur i tillë për herë të parë në 99 vjet. Pamjet e para janë shfaqur në Oregon dhe gjithçka ka përfunduar në Karolinën e Jugut.

Qytetarët kanë pasur rastin që të shohin e eklipsin e plotë, ku Dielli tërësisht fshihet prapa Hënës çka bënë që Toka të errësohet tërësisht për disa minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat