Google nuk do të ndryshoj radhitjen e faqeve në internet

Shkencë & Teknologji

Google nuk do të ndryshoj radhitjen e faqeve në internet

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 19:58
Google

Kompania Google ka thënë se nuk do të ndryshoj radhitjen e faqeve në internet, pas shqetësimeve të ngritura nga Moska se kjo përbën disktriminim ndaj mediave ruse.

Më herët gjatë këtij muaji, observatori i komunikimeve në Rusi, tha se dëshiron të marrë sqarime nga Google, rreth zvogëlimit mundesise së kërkimit të artikujve në internet, nga Russia Today.

Kërkesa e Roskomnadzor erdhi pasi, Eric Schmidt, presidenti i kompanisë amë të Googles, Alphabet, kishte thënë se do ju japin më pk rëndësi faqeve rreth Sputnik.

Autoritetet ruse ndërkaq janë ankuar, duke thënë se do të ndërmarrë veprime nëse ka diskriminime për mediet ruse.

“Dëshirojmë të ju njoftojmë se Dr. Eric Schmit, i është referuar përpjekjeve për përmirësimin e kualitetit të kërkimit, kur ka folur për radhitjen e faqeve në internet, përfshirë edhe Russia Today dhe Sputnik”, thuhet në letrën e dërguar nga Google, të postuar në faqen e Roskomnadzor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat