NASA hulumton shkakun e zhdukjes së ujit në Mars

Shkencë & Teknologji

NASA hulumton shkakun e zhdukjes së ujit në Mars

Më: 1 mars 2018 Në ora: 20:01
NASA

Marsi do të jetë caku kryesor i teleskopit James Webb Space të NASA-s, për të mbledhur më shumë të dhëna që do të tregojnë arsyet e humbjes së ujit në historinë e Planetit të Kuq.

Në të kaluarën e lashtë, Marsi ka poseduar një oqean me thellësi sa Deti Mesdhe. Pasi atmosfera e Marsit u bë e hollë, shumica e oqeanit u tret në kozmos. Mbetjet nga uji ndodhen në polet me akull në këtë planet.

Marsi do të jetë i dukshëm në Webb në vitet e tij të para të operimit, ndërmjet majit dhe shtatorit të vitit 2020.

Uji përbëhet nga hidrogjeni dhe oksigjeni, por hidrogjeni vjen në lloje të ndryshme ose izotope.

Versioni më i rëndë i hidrogjenit, i cili ka një proton dhe një neutron në bërthamën e tij quhet deuterium.

Studimet e kryera në vitin 2015 sugjerojnë se deteriumi, për shkak të peshës së tij më të rëndë, ka mbetur në Mars derisa molekulat më të lehta të hidrogjenit kanë humbur në gjithësi, sipas NASA-s.

NASA shpreson përmes këtij studimi të gjejë sasisë e ujit që Marsi e ka humbur nga koha kur ishte më i ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat