Boeing zbulon maluerë në sistemet kompjuterike të kompanisë

Shkencë & Teknologji

Boeing zbulon maluerë në sistemet kompjuterike të kompanisë

Më: 29 mars 2018 Në ora: 12:20
Foto ilustruese

 

Duke cituar një memo të brendshme, New York Times tha se ekzekutivët e kompanisë ishin të frikësuar se ransomware mund të përhapet në sistemet e prodhimit të Boeing por edhe softuerët e avionëve.

Prodhuesi Amerikan i avionëve Boeing tha se kishte zbuluar “ndërhyrje maluerësh” të cilët kanë prekur një numër të vogël sistemesh të kompanisë.

Megjithatë Boeing hodhi poshtë pretendimet e disa mediave duke thënë se janë të ekzagjëruara.

Lnd Mills, zëvendës presidente e avionëve komercialë Boeing u shpreh përmes një e-mail-i se ishin marrë masat që kjo ndërhyrje të mos ndikojë në prodhimin dhe dërgesat e avionëve të kompanisë.

Ditën e Mërkure New York Times tha se kompania mund të jetë goditur nga një sulm kibernetik me WannaCry, një ransomware i cili goditi mëse 70 shtete vitin e kaluar.

Duke cituar një memo të brendshme, New York Times tha se ekzekutivët e kompanisë ishin të frikësuar se ransomware mund të përhapet në sistemet e prodhimit të Boeing por edhe softuerët e avionëve.

WannaCry ishte virusi kompjuterik i cili paralizoi qindra mijëra kompjutera dhe sisteme në 74 vende të botës vitin e kaluar. Sistemi shëndetësor Britanik ndaloi të funksionuari ndërsa kompjuterat në disa agjenci Ruse u ngrinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat