Këtë nuk e keni ditur, zbulohet ekzistenca e superkontinentit

Shkencë & Teknologji

Këtë nuk e keni ditur, zbulohet ekzistenca e superkontinentit

Më: 7 prill 2018 Në ora: 06:25
Pannotia

Ndoshta mund të jetë hera e parë që dëgjoni fjalën "Pannotia". Do të habiteni se çfarë përmban në vetvete.

Pannotia është një superkontinent që ka ekzistuar 600 milionë vite më parë.

Gjeologët Damian Nance e Brendan Murphy pas studimeve disa vjeçare pohojnë se ky kontinent gjigant ka ekzistuar realisht rreh 600 milionë vite më parë, dhe ka paraprirë superkontinentin tjetër Pangea.

Superkontinenti Pannotia ka pasur një rëndësi të madhe në historinë e Tokës sonë dhe në evolucionin e oqeaneve, të atmosferës dhe biosferës. Ciklet e formimit të kontinenteve dhe frakturave në to kanë ndikuar gjithashtu në mantelin e planetit tonë.

Studimi rikonfirmon se dinamika tokësore është një cikël i afrimit dhe largimit të pllakave tektonike vazhdimisht.

Sipas gjeologëve, korja oqeanike më e lashtë aktualisht është krijuar rreth 200 milionë vjet më parë. Toka është përfshirë gjatë eksistencës së saj nga të paktën 7-8 cikle formimi e ndarje të supekontinenteve, dhe Pannotia mund të përfshihet në ciklin e parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat