Rrjedhin specifikat shtesë të telefonave Samsung Galaxy A6 dhe A6+

Shkencë & Teknologji

Rrjedhin specifikat shtesë të telefonave Samsung Galaxy A6 dhe A6+

Më: 9 prill 2018 Në ora: 13:30
Ilustrim

Samsung së shpejti do të publikojë dy modelet e reja Galaxy A6 dhe A6+.

Kjo është qartësuar pas një seri të rrjedhjes së informacioneve, të cilat kemi kohët e fundit dhe tash furnizuesi ka ofruar të dhëna të reja në Twitter, transmeton KosovaPress.

Galaxy A6 do të ketë ekran 5.6-inç Infinity Display me rezolucion 2220 x 1080p, 3GB RAM, 32GB hapësirë për ruajtje dhe procesor Exynos 7870 Octa.

Galaxy A6+ do të ketë të njëjtin rezolucion, të cilin e ka modeli më i vogël, por në ekran prej 6-inçësh. Pajisja do të ketë 4GB RAM, 32GB hapësirë për ruajtje. Modeli Galaxy A6+ do të ketë procesor Qualcomm Snapdragon 625.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat