Punëtorët e Apple arrestohen me urdhër të kompanisë

Shkencë & Teknologji

Punëtorët e Apple arrestohen me urdhër të kompanisë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:00
Ilustrim

Apple ua ka tërhequr vërejtjen punonjësve të saj që të ndalojnë së bëri publike informacione në të ardhmen lidhur me planet e kompanisë, pasi një gjë e tillë do t’iu kushtojë me humbjen e vendeve të punës.

Veprimi i fundit i kompanisë nga Kupertino është një nga lëvizjet më agresive të gjigantit të madh të teknologjisë për të kontrolluar informacionin rreth aktiviteteve të sa.

Apple në një memo të gjatë të postuar në bllogun e saj të internetit përkujton se vitin e kaluar janë kapur 29 persona që kanë dhënë lajme mbi aktivitetin e kompanisë dhe 12 prej tyre janë arrestuar.

“Këta njerëz jo vetëm që humbin punën e tyre, por ata mund të përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi pune diku tjetër”, shkruan Apple.

Apple ka marrë në dorë situatën pas informacionit që rrodhi në media se disa funksione të softuerit të iPhone do të shtyhen. Kompania konsideron se rrjedhja e informacioneve të hershme mund të dëmtojë shitjen e modeleve të saja sikurse janë iPhone dhe Apple Watch.

Ndryshe, Apple ka gjithsej 135,000 punëtorë, të cilëve u është kërkuar të kontribuojnë me nder në punën e tyre dhe të mos japin informacione që janë në kundërshtim me politikat e kompanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat