Kamerat spiunuese që zbulojnë mendimet dhe ndjenjat tona

Shkencë & Teknologji

Kamerat spiunuese që zbulojnë mendimet dhe ndjenjat tona

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:02
Ilustrim

Kamerat spiunuese do të munden së shpejti të dinë se çfarë jemi duke menduar dhe duke ndjerë thjesht përmes skanimit të trupit tonë, dhe nuk do të ketë shans për t’i mashtruar.

Pohimet janë bërë nga shefi i Dolby Lab’s, Poppy Crum në Ted 2018.

Ajo ka studiuar reagimet e njerëzve derisa ata kanë shikuar filmat duke përdorur teknika të skanimit.

“Pajisjet e ardhshme mund të vendosen në hapësira publike dhe nuk do të ketë asnjë mënyrë për të mashtruar këtë teknologji pasive”, pohon Crum.

Trupi i njeriut transmeton sinjale të ndryshme që mund të skanohen dhe analizohen nga sisteme të avancuara të kompjuterëve, duke zbuluar gjithçka që rrjedh nga disponimi ynë e deri te shëndeti i përgjithshëm.

Duke përdorur kamera me imazhe termale, leximin e mendjes përmes elektroencegalogramit EEG, shkencëtarët kanë treguar se një gjë e tillë mundet së shpejti të jetë e botës real.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat