Sasia e ujit në Tokë monitorohet nga hapësira

Shkencë & Teknologji

Sasia e ujit në Tokë monitorohet nga hapësira

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Raketa e kompanisë private të hapësirës Space X u lansua suksesshëm për të vendosur dy satelitë në orbitë për të matur sasinë e ujit në Tokë në pesë vitet e ardhshme.

Falcon 9 u nis me sukses nga baza ushtarake Wandenberg në Kaliforni dhe po mban një ngarkesë të çmuar - dy satelitë që rezultojnë nga bashkëpunimi i Gjermanisë dhe Agjencisë Hapësinore të SHBA (NASA) dhe pesë satelitë të rrjetit të komunikimit iridium.

Raketa do të vendosë satelitët e misionit GRACE-FO, dhe pastaj satelitin Iridium.

Satelitët do të vazhdojnë misionin GRACE që zgjati nga 2002-2017, me detyrën për të prodhuar një hartë mujore të ndryshimeve të sasisë së ujit.

Lansimet e tilla satelitore janë bërë një rutinë për SpaceX. Kjo ishte nisja e dhjetë këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat