Pse NASA dëshiron të kthehet në Hënë para se të shkojë në Mars?

Shkencë & Teknologji

Pse NASA dëshiron të kthehet në Hënë para se të shkojë në Mars?

Më: 27 maj 2018 Në ora: 19:07
Ilustrim

Agjencia amerikane e hapësirës (NASA) planifikon të kthejë njerëzit në Hënë, vendin në të cilin kanë aterruar 12 njerëz në periudhën ndërmjet viteve 1969 dhe 1972. Pse ky vendim u mor pothuajse 50 vjet më vonë?

Sipas administratorit të ri të NASA-s Jim Brindestin, Hëna do të mundësojë astronautët për t’u përgatitur më mirë për Mars.

"Ne do të punojmë në tandem për Hënën dhe Marsin, dhe misionet plotësojnë njëra-tjetrën," tha ai.

Hëna është më afër, por astronautët gjatë misioneve Apollo, deri tek ajo arritën vetëm dy ditë pas ngritjes nga Toka. Kjo është veçanërisht e dobishme nëse ka një aksident, siç ndodhi me Apollo 13 në vitin 1970, kur shpërtheu rezervari i oksigjenit. Në vend që të zbriste në Hënë, fluturakja kaloi rreth saj dhe u kthye në Tokë.

Në Hënë është gjithashtu e mundur për të testuar teknologjinë që mund të jetë e dobishme në Mars, si rover dhe vegla më të vogla.

Është gjithashtu e mundur për të gjetur përgjigje në pyetjen se si do të ndërtohen vendbanime në të cilat astronautët do të jenë të sigurt nga kushtet e jashtme, çfarë lloj të rrobave duhet të mbajnë për të luftuar kundër pluhurit gërryes hënor, i cili "ha" shtresën mbrojtëse të rrobave.

Marsi dhe Hëna nuk janë binjakë të përsosur, por qëndrimi në satelitin e Tokës do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm, duke pasur parasysh se kushtet në planetin e kuq janë shumë më mizore. Marsi është shumë më larg nga Toka dhe sipërfaqja e tij sulmohet nga stuhitë dhe shumë fatkeqësi të tjera të motit.

Në anën tjetër, një ditë në Mars zgjat pothuajse njëjtë si në Tokë - 24 orë dhe 37 minuta, dhe astronautët mund të ndihen më mirë nga ana psikike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat