Ajnshtajni racist?! Zbulohet ditari i shkencëtarit

Shkencë & Teknologji

Ajnshtajni racist?! Zbulohet ditari i shkencëtarit

Më: 14 qershor 2018 Në ora: 11:02
Albert Ajnshtajn

Ditari privat i udhëtimeve te Albert Ajnshtajn, i botuar tani vonë zbulon ato që po cilësohen si pikëpamjet raciste dhe ksenofobe të shkencëtarit brilant.

I shkruar ne mes të tetorit 1922 dhe marsit 1923, ditari përcjell përvojën e fizikantit gjenial në Azi dhe në Lindjen e Mesme. Mes atyre faqeve, Ajnshtajni bën plot përgjithësime negative, për shembull kinezët i quan te zellshëm, por të trashë, të topitur e të pistë. Për banoret e Kolombos në Sri Lanka thotë: “Jetojnë mes pisllëkut e kutërbimit, bëjnë shumë pak dhe kanë nevojë për shumë pak. Në thelb, ditari është i mbushur me mendime personale dhe njohuri private. Edhe pse dikujt mund t’i duken thjesht si pikëpamje realiste dhe pa doreza, në kontekstin e shekullit 21 ato mund edhe ta dëmtojnë reputacionin e një njeriu që respektohet pothuajse po aq sa humanitar si shkencëtar.

Por të tilla pohime u shkruan përpara se Ajnshtajni ta shihte se çfarë shkakton racizmi në Amerikë dhe Gjermani, vendi prej të cilit u largua. Ai vetë më vonë do të kthehej në një mbrojtës të flaktë të të drejtave civile në Amerikë, duke e quajtur racizmin “një sëmundje e njerëzve të bardhë”.

Kjo është hera e parë që ditari i përbërë nga disa pjesë, botohet në anglisht si volum i plotë. Ajnshtajni pat udhëtuar atëherë nga Spanja në Lindjen e Mesme, Sri Lanka, Kinë e Japoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat