Të shpëtojmë planetin me vetëm një lugë ujë dhe pak sheqer

Shkencë & Teknologji

Të shpëtojmë planetin me vetëm një lugë ujë dhe pak sheqer

Më: 29 qershor 2018 Në ora: 18:02
David Attenborough

Bletët shihen si një nga armiqtë më të mëdhenj të njerëzimit, por megjithatë ato ndihmojnë për të na mbajtur gjallë. Ju nuk duhet të jeni një person i cili i do pemët për të respektuar mjedisin në të cilin jetoni.

Për dy milionë vjet, përpara revolucionit bujqësor, njerëzit rrëmuan tokën dhe sollën mijëra lloje të kafshëve në zhdukje. Mund të themi se miliona vjet më parë ne nuk dinim më mirë, por tani po.

Bletët janë bartëse të polenit dhe pa to, ne nuk do të ishim gjallë. Ato janë përgjegjëse për ushqyerjen e 90% të popullsisë së botës.

David Attenborough, prezantuesi britanik i serisë së dokumentareve të natyrës "The Blue Planet and Planet Earth" paralajmëron se nëse bletët do të zhdukeshin nga faqja e Tokës, njerëzit do të kishin vetëm katër vjet për të jetuar.

Bazuar në normën e tanishme, kjo mund të bëhet realitet. 

Në një postim në Instagram, 92 vjeçari tha se në pesë vitet e fundit, popullsia e bletëve ka rënë në 1/3.

Por, sipas tij, ekziston një mënyrë për ta bërë ndryshimin.

Attenborough thotë se duke lënë një lugë çaji, sheqer dhe ujë, në kopshtin tuaj ose në lëndinë, ne mund t'i ndihmojmë ato të rehidratohen kur janë të lodhura.

"Në këtë kohë të vitit, bletët shpesh herë duken se janë të lodhura apo duke vdekur. Megjithatë, kjo nuk është e vërtetë. Bletët mund të lodhen dhe thjesht nuk kanë energjinë e mjaftueshme për t'u kthyer në koshere, gjë që mund të rezultojë në zhdukjen e tyre. Nëse gjeni një bletë të lodhur në shtëpinë tuaj, një zgjidhje e thjeshtë me sheqer dhe ujë do të ndihmojë në ringjalljen e një bletë të rraskapitur, thjesht përzierni dy lugë sheqer të bardhë, të grirë me një lugë gjelle uji dhe vendoseni në një lugë ku bleta mund t'a pijë.

Në anën tjetër, këto bletë do t'ju japin shëndet dhe lumturi!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat